Taktika e PR që po "çmend" konsumatorët e IKEA

IKEA test shtatzënie?

Fushata jonë e parë PR e javës është ajo e kompanisë IKEA. E dimë që për konsumatorin shqiptar IKEA nuk është edhe aq familjare, por ajo është një kompani shumë e njohur në industrinë e mobilimit sa i përket tregut global. Është një taktikë e çuditshme e PR, madje ndër më të çuditshmet për sa kemi parë deri tani, Kjo metodë e IKEA-s ka marrë mbulim nga televizionet më të njohura si Sky News, Evening Standard dhe The Guardian. IKEA ka qenë gjithmonë një kompani e përpara-menduar kur është fjala për marketing dhe PR, por kjo fushatë me të vërtetë qëndron mbi pjesën tjetër. IKEA po synon fokus grup të veçantë si p.sh nënat me një reklamë që u lejon nënave shtatzëna të bëjnë një test shtatzënie në një copë letre. Reklamimi është vendosur në katalogun e tyre dhe thotë, 'bëje proven e shtatzanisë në këtë reklamë dhe mund të ndryshojë jetën tuaj' - dhe kjo është me të vërtetë e ndryshe. Konsumatorët që mendojnë se janë shtatzënë mund të testojnë. Reklamimi do të zbulojë një çmim të ri për shtratin nëse është pozitive, duke u dhënë nënave shtatzëna një zbritje prej £ 500 për një krevat bebeje të ri. Shikoni këtë reklamë këtu:


Featured Posts